Ndahen çmimet e ”Globe Soccer Awards” Cristiano Ronaldo triumfon sërish
Cristiano Ronaldo ndërpret serinë e triumfeve të Luka Modriç sa u përket çmimeve indidviduale.
Sulmuesi portugez i Juventusit u shpall “futbollisti më i mirë i vitit” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer Awards”, një trofe të cilin ai e fiton për të tretin vit radhazi, si dhe të pestin në total në karrierën e tij.
Në këtë garë, ai arriti të lërë pas fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç, si dhe dy kampionët e botës Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.
“Për mua është një nder që marr këtë çmim. Dua të falënderoj ‘Globe Soccer’ që më dha këtë trofe. Ishte një vit i vështirë, ku fitova shumë trofe, siç ishte edhe Championsi. Është diçka e pabesueshme të jem këtu përsëri”, tha Cristiano Ronaldo.