Ndahet në moshën 20-vjeçare në mënyrë të papritur nga jeta këngëtari dhe aktori Jackson Odell
Këngëtari dhe aktori i njohur Jackson Odell është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 20-vjeçare. Ai është bërë i njohur për të gjithë me rolin e Arit në serialin e famshëm “The Goldbergs”.
Odell e ka nisur karrierën artistike në moshën 12 vjeçare në serialin “The Goldbergs” për të vazhduar më pas me filmat “The Fosters”, “Family Modern” dhe “iCarly”. Në vitin 2011 ka luajtur edhe në filmin “Judy Mooody and Not Bummer Summer”, me Heather Graham.
Jackson u gjet i vdekur në një shtëpi rehabilitimi në San Fernando Valley të Hollywood-it, ku po qëndronte për të tejkaluar problemet me drogën. Gjithashtu Odell shkroi edhe këngën e filmit romantik “Forever My Girl” në vitin 2018. Ai ishte një artist i kompletuar që kompozonte këngë, këndonte dhe bënte covera, të cilat i postonte në kanalin e tij në YouTube.