Ndahet nga jeta gazetarja dhe prezantuesja e dashur për publikun, Adela Xhamani
Një lajm tragjik ka tronditur pak orë më parë botën e medias dhe jo vetëm. Adelajda Xhamani është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, në moshën 31 – vjeçare. Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.
Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e një reality show, ku ajo doli e dyta. Ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.
Xhamani mbaroi studimet për Gjuhë Letërsi dhe pasi u bë pjesë e botës televizive, ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ndër të tjera ajo drejtonte emisionin radiofonik “MCN Home” në MCN Radio.
Stafi i MCN RAdio shpreh ngushëllimet familjes së saj për këtë humbje tragjike!