Ndahet nga jeta komediani i njohur Kevin Barnett
Kevin Barnett,i njohur si një ndër komedianët më të talentuar është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare në Meksikë. Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende. Njoftimi u bë nga Ben Kissel teksa dha lajmin e hidhur për të gjithë fansat e Barnett.
Ai njihet për rolin e tij në serialin “Rel” të cilin edhe e shkruajti vetë
“Është shumë prekëse t’ju informojmë për vdekjen e Kevin Barnett. Gëzimi që ai solli në jetën tonë është dhurata më e madhe që kemi marrë ndonjëherë. Kujtojini miqve tuaj nëse i doni ata, sepse kurrë nuk e dini se kur do t’i shihni përsëri. Ne të duam KB“.