Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur moderatori i njohur
Një ngjarje e rëndë a tronditur botën e televizionit në Itali ditën e sotme, pasi është bërë e ditur se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur moderatori i famshëm i emisionit “L’Eredita”, Fabrizio Frizzi.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar se Frizzi ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
“Faleminderit Fabrizio për të gjithë dashurinë që na ke dhuruar.”-është shprehur ajo në deklaratën e trishtë ku njoftohej se moderatori i njohur është shuar gjatë mbrëmjes në një spital në Romë.
Dyshja u njoh kur Carlotta 17-vjeçare konkurronte në Miss Italia, program që Frizzi e ka prezantuar për disa vite me radhë. Ata qëndruan të fejuar për 12 vite dhe më në fund lidhën kurorë në 2012-ën.