Ndahet nga jeta në moshën 27 vjeçare reperi amerikan
Reperi amerikan, Fredo Santana, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.
Ylli i lindur në Chicago, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, ka vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Reseda në qarkun e Los Angelesit.
Fredo ka pasur probleme me mëlçinë dhe veshkën, ndërsa këtë e kishte konfirmuar gjatë muajit tetor në Instagram, ku thoshte se po trajtohej për sëmundje të këtyre organeve.
Santana ishte kushëri i reperit Chief Keef (emri i vërtetë i të cilit është Keith Cozart), më i njohur nga gjenerata e re e reperëve të Chicagos që kanë depërtuar së fundmi në skenën e atjeshme.
Gjyshja e Keef, Margaret Carter, ka thënë se Fredo kishte qenë i sëmurë, mirëpo nuk kishte folur me familjen për sëmundjen e tij.
Reperi dhe e dashura e tij në qershorin e kaluar janë bërë prindër të një djali.
Chief Keef është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së kushëririt duke thënë se kishin pasur plane të mëdha së bashku.