Lajme

16 April 2018

Ndarjet “përndjekin” vipat, John Cena dhe Nikki Bella i japin fund lidhjes disa javë para dasmës

Ndarjet vazhdojnë të përndjekin vipat e showbizit. John Cena dhe Nikki Bella i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gjashtë vitesh së bashku.

Ata kanë publikuar një njoftim të përbashkët në lidhje me ndarjen duke u shprehur se:

“Derisa ky vendim ka qenë i vështirë, në vazhdojmë të kemi shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe të jetës sonë”.

Cena dhe Bella e kishin caktuar datën 5 maj si ditën e martesës së tyre, por e kanë përfunduar lidhjen vetëm disa javë para dasmës.

40-vjeçari e ka shpërndarë një fotografi të një zemre të thyer dhe një thënie të Walt Whitman: “Ishim bashkë. Harroj pjesën tjetër”.

Arsyeja kryesore për ndarjen e tyre besohet të ketë qenë mosdëshira e John për të pasur fëmijë, edhe pse Nikki ka shpresuar gjatë gjithë kohës se do ta bindte atë për të ndërruar mendje por kjo duket se nuk ka ndodhur.

A post shared by John Cena (@johncena) on

A post shared by John Cena (@johncena) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com