Lajme

24 February 2019

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare babai i Ajola Xoxës

Babai i Ajola Xoxës është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Arben Xoxa i cili ishte i sëmurë prej kohësh, ndërroi jetë në krahët e bashkëshortes së tij Valbona dhe vajzës Ajola.

Xoxa studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera.

Ai punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

Në rini ai u angazhua në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.

Arben Xoxa u tërhoq gjatë viteve të fundit nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave mbi historinë dhe çështjen shqiptare.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë.

Homazhet do të zhvillohen të hënën ora 10 pranë Akademisë së Shkencave tek Biblioteka!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com