Ndryshimi drastik i këngëtares Mariah Carey…
Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka qenë shumë e përfolur këtë vit për peshën e saj trupore.
“Nga një divë e muzikës në një këngëtare trashaluqe që kritikohet nga të gjithë”, është vetëm njëri nga titujt adresuar këngëtares.
Për shkak të shtimit të konsiderueshëm në peshë dhe kritikave , muajve të fundit ajo vendosi të marrë hapa konkretë duke iu nënështruar një operacioni , nga i cili humbi 11 kilogramë. Se është në formë më të mirë, këtë e vërtetoi edhe gjatë paraqitjes së saj më të fundit në një koncert në Las Vegas.
“All I Want for Christmas” titullohej koncerti, në të cilin këngëtarja kënaqi publikun me këngët e saj të famshme për festat e fundvitit.
Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi pak para nisjes së koncertit, në të cilin u shfaq mjaft atraktive.