Në 6 prill publikohet projekti i shumëpritur muzikor i Elvana Gjatës
Pas projektit muzikor “Forever Is Over”, Elvana Gjata i befasoi të gjithë pasi paralajmëroi bashkëpunimin me reperin Ty Dolla Sign. Nga detajet e dhëna së fundmi, përmes një video rreth 30 sekonda nga klipi kuptohet se kënga do t’i dedikohet stinës së verës dhe duket si një rikthim në vitet ’90-të.
Palma dhe balerinë afro-amerikanë, janë vetëm disa nga elementët e videos kushtuar ‘Off Guard’. Nën tingujt ritmik, projekti të sjell edhe më pranë idenë e një vere të nxehtë. Kjo duket se është një përzgjedhje ideale për depërtimin e Elvanës në industrinë e muzikës ndërkombëtare..
Si Ty Dolla Sign, ashtu dhe Poo Bear kanë komentuar në postimin e Gjatës, ndërsa kjo e fundit ka lajmëruar dhe një herë se projektin e plotë do ta publikojë më 6 prill.