Në ankand veshjet me autografet e VIP-ave, paratë shkojnë për viktimat e uraganëve
Në javët e fundit ka pasur një numër të madh qytetarësh, personalitetesh të medias, organizatash që janë përpjekur të bëjnë dicka për të prekurit nga uraganet. RocNation po jep gjithashtu një kontribut me anë të një ankandi online që po realizojnë. Faqja zyrtare e Made In America ka publikuar fotot e 4 xhaketave në shitje të cilat janë me autografe të artistëve të njohur Jay Z, J. Cole, The Chainsmokers, 21 Savage, Cardi B, Migos, Stormzy, A Boogie wit da Hoodie, London On Da Track e të tjerë. Të ardhurat nga shitja e tyre do të shkojnë pikërisht për të prekurit e uraganeve të fundit Harvey, Irma dhe Maria.