Në mes të koncertit të Rinës,fansat bërtasin me të madhe emrin e Taynes!Por ja mesazhi që Rina ka për ato
Ditën e Pavarësis së Kosovës rrepreja kosovare Rina ishte një prej këngëtarëve që u bë pjesë e koncertit të organizuar në Prishtinë.
Por gjatë kohës që ajo performonte, audienca brohoriste emrin e rivales së saj, Tayna-s.
E ftuar në një emision në Kosovë ajo u pyet lidhur me këtë ngjarje,por Rina tha se mori aq shumë dashuri nga publiku, sa nuk kishte dëgjuar të thirrej emër tjetër.
“Kjo është perspektiva ime. Kjo është çfarë kam dëgjuar unë. A po dëgjon ndonjë emër tjetër? Unë për vete, çfarë kam dëgjuar ka qenë kjo. Çfarë kanë folur nga fundit atje s’e di, s’i kam dëgjuar se kam pasur aq shumë dashuri përpara. Ata që janë pas, kanë për të mbetur gjithmonë pas”, tha reperja.