Lajme

30 August 2018

Në një lidhje? Beatrix Ramosaj dhe reperi Escobars sqarojnë situatën e krijuar

Ditën e djeshme, në mediat rozë filloi të qarkullonte lajmi për një lidhje të re dashurie në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj dhe reperin Escobars, të cilët u përfolën se janë në një lidhje dashurie.

Një supozim i tillë u mbështet tek postimet e tyre në rrjetet sociale, ku kohët e fundit ishin parë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por nuk vonoi shumë dhe reperi Escobars hodhi poshtë çdo spekulim për lidhje me Beatrix madje u shpreh në postimin e tij se vazhdon të jetë ende beqar. “Nuk kam qenë ndonjëherë kaq beqar në jetën time kështu që boll me këto histori të kota”, ka thënë reperi.

Madje i pyetur nga RevistaVip vetë reperi mohon zërat e krijuar dhe shprehet se me Beatrix nuk kanë asgjë më tepër se sa një miqësi të mirë.

Edhe Beatrix mohoi lidhjen me reperin e njohur dhe në postimin e saj shkruan: “Ndryshova statusin time nga “beqare” në “akoma beqare”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com