Në pritje për t’u bërë nënë, Diellza Kolgeci po planifikon rikthimin në ekran
Rreth disa muaj më parë bukuroshja Diellza Kolgeci bëri me dije se është në pritje të ëmbël dhe vetëm pak ditë më parë zbuloi se do të bëhet nënë e një vajze.
Së fundmi, gazetari i njohur Olti Curri ka zbuluar se ndërkohë që pret të bëhet nënë, Diellza Kolgeci po planifikon të rikthehet në ekran me projekte të ndryshme, çfarë nënkupton se lindja e vajzës nuk do të bëhet fare pengesë për të në karrierë.
Diellza është në një marrëdhënie me baskebollistin kosovar 11 vite më të ri se ajo, Fisnik Rugova.