Lajme

19 June 2017

Nelly bën fushatë për zhvendosjen e Ditës së Babait

|
By
|
0 Comment
|

Nelly po bën fushatë për ndryshimin e Ditës së Babait në Shtetet e Bashkuara, duke u ankuar se është shumë afër ditës së Nënës.Dhe, ndërsa ai mezi pret që të kalojë kohë me njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij, ai i tha kolumnit të thashethemeve të New York Postit, se ai beson se Dita e Babait duhet të festohet në një ditë tjetër të vitit.
“Ne nuk mund t’a festojmë Ditën e Babait kaq afër me Ditën e Nënës.” Ai tha: “Vetëm pak ditë më parë ne festuam Ditën e Nënës dhe në kaq pak kohë distancë ne festojmë Ditën e Babait, kështu që ne baballarët mbetemi si në hije”.
“Unë mendoj se ata duhet të lëvizin Ditën e Babait, mendoj se duhet të jemi më larg nga Dita e Nënës”.Në Amerikë, Dita e Nënës është në të dielën e dytë në maj, ndërsa Dita e Babait është e diela e tretë në qershor.Pavarësisht rezervave të tij për festimin e atësisë, ylli i “Hot In Herre” pranon se të jesh prind është një nga pjesët e jetës së tij që ai do më shumë.
“Fëmijët e mi janë të mahnitshëm dhe vetëm duke i pasur janë bekim për mua”, buzëqeshi ai. “Vetëm të qenit me fëmijët tuaj mendoj se është një dhuratë e madhe për baballarët.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com