Nevina Shtylla tregon të vërtetën pas lajmit të largimit të saj nga prezantimi i “Jo Vetëm Modë”
Në valën e largimeve të shumta nga televizionet më të mëdha në vend, është përfolur dhe për një largim të mundshëm të moderatores Nevina Shtylla nga televizioni “Klan”. Disa portale shpërndanë lajmin e këtij largimi të prezantueses bukuroshe nga drejtimi i emisionit “Jo Vetëm Modë” dhe nga televizioni Klan. Por e kontaktuar nga gazetaja e MCN Radio, Nevina ka përgënjeshtruar vërtetësinë e këtij lajmi, duke treguar se gjërat për sezonin e ri nuk janë vendosur akoma, por që nuk do të ketë një largim të saj nga ky ekran.
Duket se dashamirësit e prezantueses simpatike do të vazhdojnë ta shohin atë në ekranin e TV Klan edhe këtë sezon.