Lajme

16 March 2017

Nga çift në jetën reale bëhen çift dhe në skenë

|
By
|
0 Comment
|

Burrë dhe grua, John Krasinski dhe Emily Blunt, do të luajnë për herë të dytë bashkë në një film. Hera e fundit kur çifti punoi bashkë ishte në filmin “The Muppets” në vitin 2011, pavarësisht se nuk u shfaqën në të njëjtat skena.

Krasinski do të drejtojë filmin “A Quiet Place”, duke e bërë kështu herën e tretë që ai drejton një projekt kinematografik dhe herën e parë që e realizon me një studio gjigande si “Paramount/Platinum Dunes”.

Aktori gjithashtu shkroi skenarin, bazuar në projektin e mëparshëm të Scott Beck dhe Bryan Woods, pavarësisht se detajet për historinë nuk janë zbuluar ende. Projekti do të nisë në vjeshtë.

Ndërkohë, Emily Blunt po punon me projektin e “Disney”, në rolin e Mary Poppins, premiera e së cilës është në dhjetor të 2018-s.

Dyshja u martua në 2010-n dhe ka dy vajza, Hazel, 3 vjeç dhe Violet, 9 muajshe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com