Nga pastruese në imazh i Sporte Illustrated
Ajo është një nga modelet që po çmend fansat me foto provokuese dhe është finaliste për të qenë imazh i editorialit të radhës të Sporte Illustrated për reklamimin e të brendshmeve.
Tabria Majors nga Nashville, Tennessee nuk ka pasur dëshirë që të pozonte deri sa një agjenci e vuri re atë në Instagram në vitin 2014. Ajo fillimisht ka punuar si asistente produksioni dhe më pas për të suportuar shpenzimet për nisjen e një karriere si modele ajo filloi të punonte si pastruese..
“Kur u thashë njerëzve që kam punuar si pastruese më shikonin me neveri. Modelingu është një karrierë me shumë shpenzime në fillim. Duhet të ijnvestosh në sete fotosh si edhe për kujdesin e trupit dhe lëkurës.”
E veçanta e 27-vjeçares janë format e saj të kolme. Ndërsa jemi mësuar të shohim modele të dobëta, Tabria e ka nisur karrierën e saj të re me forma të mbushura dhe tani synimi i saj është vetëm modelimi, por thekson që puna që ka bërë deri një vit më parë e ka bërë më të fortë.