Ngjashmëria mes Chrissy Teigen e vogël dhe Selena Gomez është frikshme!
Pas një postimi në rrjetin instagram modelja e njohur Chrissy Teigen i ka lënë të gjithë pa fjalë!
Në foto shihej modelja në periudhën e adoleshencës së saj dhe ajo që i habiti fansat ishte ngjashmëria e madhe që ajo kishte me yllin e muzikës Selena Gomez.
Buzëqeshja, sytë dhe flokët e errët e bëjnë Teigen t’i ngjajë shumë këngëtares Gomez dhe këtë nuk kanë qëndruar pa ia vënë në dukje fansat e modeles.
“Mendova se ishte Selena Gomez”, shkruanin pjesa më e madhe e ndjekësve të modeles.