“Nice for What” e Drake kryeson Billboard Hot 100
Pas 11 javësh në krye të Billboard Hot 100 me “God’s Plan”, Drake qëndron sërish në fron, por tani me këngën e re “Nice for What”.
Kënga arriti që të zë vendin e parë në listën e Billboard, ndërkaq edhe në platformën e dëgjimeve ka arritur 60.4 milionë sosh.
Drissy është artisti i parë që zëvëndëson veten në vendin e parë të top listës së Billboard.
Për më shumë, reperi ka plot tre këngë të tij në top 5 të kësaj top liste.
Bebe Rexha me projektin e saj “Meant to Be” është aty pranë në vendin e tretë duke i bërë konkurrencë reperit kanadez.