Nicki Minaj detyrohet ta anulojë koncertin në Sllovaki, ja arsyeja
Nicki Minaj është detyruar t’i thotë publikut që e kishin mbushur stadiumin në Sllovaki se nuk mund të vazhdonte me koncertin e caktuar për këtë fundjavë.
Këngëtarja është shprehur zemërthyer duke thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t’i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.
Reperja është paraqitur në skenë para mijëra fansave që kishin pritur me orë të tëra, për t’u thënë se nuk mund të performonte para tyre.
Ajo e ka publikuar një postim të gjatë në Instagram duke shprehur zemërthyer që nuk mund të këndonte për publikun.
“Nuk mund t’i besoj fansat e mi nganjëherë. Pasi kishin pritur me orë të tëra, ata u përpoqën të kuptonin”, ka thënë Nicki.