Nicki Minaj flet për konfliktin me Cardi B, si e kishte zhgënjyer ajo dhe Quavo
Nicki Minaj është rikthyer fuqishëm në fushën e muzikës, së fundmi reperja ka publikuar dy projekte të reja muzikore.
Gjatë një interviste që kishte si qëllim promovimin e albumit të saj të ri, reperja u pyet edhe rreth konfliktit me kolegen e saj, Cardi B.
Nicki ka sqaruar situatën e pakëndshme dhe thumbimet që erdhën nga reperja shtatzëne kundrejt saj. Pas bashkëpunimit të tyre në hitin “MotorSport” të gjithë po pyesnin përse skenat e vajzave nuk janë xhiruar së bashku ashtu siç pritej fillimisht.
“Ne nuk mund të xhironim së bashku për shkak të axhendës sime të rënduar, Cardi B ishte në dijeni të situatës por vendosi ta injorojë dhe të xhirojë vetëm”, u shpreh Minaj.
Ajo gjithashtu shtoi se i’u thye zemra kur qindra fansa të inatosur e bënë fajtore për këtë situatë e cila mund të shmangej shumë lehtë. Nicki ka qenë gjithmonë përkrahëse kundrejt suksesit të Cardi B dhe gjatë intervistës su prek duke thënë se ndihet e tradhëtuar.
Reperja e njohur gjithashtu tregoi se si Cardi dhe Migos e kishin nxjerrë në sy të publikut si gënjeshtare. Dhe kur kishte kontaktuar me Quavon për të sqaruar publikun se si ishte e vërteta, ky i fundit ishte përgjigjur: “Do ta bëja po të të kisha të dashur…”- duke e lënë përsëri në baltë.