Nicki Minaj guxon sërish,shikoni çfarë ndryshimi ka bërë
Nicki Minaj është një nga reperet më të njohura për eksperimentimin look-ut të saj,sidomos me ngjyrat e flokëve, por këtë herë i ka lënë të gjithë pa fjalë.Pasi u bë si një kukull “Barbie” me flokët rozë, në klipin e ri me Quavo duket se gjysmën e kokës do e ketë blu, ndërsa pjesa tjetër të verdhë.
“Ne filluam xhirimet dje dhe i përfunduam këtë mëngjes. Gjithcka ia vlente. Ai ka shumë klas,” – shkruajti 32-vjecarja në një video ku shfaqej me reperin.
Ndjekësit e saj e kanë pëlqyer pamjen e re të reperes, duke e quajtur seksi dhe të vecantë. Nuk ka mbetet gjë tjetër vecse të presim publikimin e klipit për ti parë dy reperët së bashku.