Nicki Minaj i bën diss Meek Mill-it
Një nga reperet më të njohura, Nicki Minaj, ka pak kohë që është ndarë nga Meek Mill. Ky i fundit ka pasur gjithmonë një antipati për Drake, e për këtë arsye hitbërësja e ‘Anaconda’ ndërpreu kontaktet me mikun e saj Drake gjatë kohës që ishte e lidhur. Por tani që ajo nuk është më e lidhur, ka zgjedhur t’i rikthehet miqësisë së vjetër. Me këtë rast ajo edhe provokoi ish-in e saj, duke qëndruar krah një nga personave më të urryer për të.