Nicki Minaj viktimë e një krimi
Lajme të këqija për Nicki Minaj. Në fillim të kësaj jave vila e reperes në Los Angeles është vjedhur. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 200 mijë $. Sipas spekulimeve sulmi mund të ketë qenë personal sepse shumë nga sendet e saj personale ishin shkatërruar e përdhosur. Përgjatë kësaj ngjarjeje Nicki nuk ishte në Los Angelos, e përsa i përket të dyshuarve, nuk ka asnjë të tillë deri më tani.