Lajme

16 November 2016

Nicky Minaj në telashe me Donald Trump

Kënga e Rae Stremmund në bashkëpunim me Gucci Mane e titulluar “Black Beatles”, po ec shumë suksesshëm nëpër chartet e ndryshme. Producent i saj është Mike Will Made.
Suksesi i madhë ka bërë që edhe reperja e njohur Nicky Minaj pas vlerësimit për këtë këngë, të publikojë dhe ajo një version të “Black Beatles” të titulluar “Black Barbies.”
Në një nga vargjet e repuara nga Nicky ajo tregon se si vajzë e ardhur nga një ishull, Donald Trump do ta kthej atë nga ka ardhur.
Kujtojmë që Trump është zotuar se sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar, do të deportojë 2-3 milion emigrantë pa dokumenta dhe me rekorde kriminale.
Nicky, emri i vërtetë i të cilës është Onika Maraj ka lindur në Saint James, Trinidad dhe Tobago. Bashkë me familjen u shpërngulën në Queens të New York-ut në moshë të vogël.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com