Nicolas Cage dëmtohet rëndë në xhirimet e filmit
Xhirimet e filmit të fundit të Nicolas Cage “#211”, janë shtyrë pasi aktori ka thyer kyçin e këmbës ndërkohë që ishte në xhirimet e tij në Bullgari. Një burim ka thënë për “Deadline” se aktori ka përfunduar në një spital të qytetit Sofia-s fillimisht dhe më pas ka udhëtuar drejt Los Angeles.
Doktorët kanë dashur të bëjnë një operacion menjëherë por aktori 53-vjeçar ka vendosur të trajtohet në Los Angeles. Ai duhet të rrijë shtrirë për 2 javët e ardhshme.