Nicole Kidman injoron Amber Heard
Nicole Kidman është përfshirë në një sherr me kolegen e saj Amber Heard në xhirimet e filmit më të ri.“National Enquirer” ka raportuar se fituesja e “Oscar” dhe aktorja 31-vjeçare kanë patur një konflikt në xhirimet e filmit në Australi.Duket se gjithçka ka nisur për shkak të sjelljes së ftohtë të Nicole ndaj Amber në takimin e bërë në Los Angeles.
Një i ashtuquajtur burim, ka thënë për websiten: “Nicole nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Amber ka trajtuar mikun e saj, Johnny Depp gjatë divorcit të tyre. Kjo gjë bëri që Nicole të mos tregonte respekt ndaj Amber si aktore, duke thënë se ajo më shumë vlerësohet për pamjen e saj sesa për talentin”.