Nicole Kidman pëson ndryshim marramendës përshkak të injeksioneve
Ndryshimi i pamjes së Nicole Kidman së fundmi, nuk ka kaluar pa u vënë re madje i ka bërë përshtypje të gjithëve.
Vetëm 6 ditë pasi u shfaq në tapetin e kuq të “Oscars” në Los Angeles, ylli i “Lion” dukej me një fytyrë më të fryrë dhe më të rrumbullakët teksa ishte e pranishme në ceremoninë e “Goldene Kamera Awards” në Hamburg të Gjermanisë.
Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail Australia”, kirurgu plastik Dr. Jeremy Hunt ka thënë se transformimi i Nicole ka ardhur si rezultat i injeksioneve mbushëse.
Edhe pse më parë aktorja hollivudiane kishte pranuar se kishte përdorur botoks, ajo njëkohësisht kishte deklaruar se i kishte dhënë fund përdorimit të këtyre injeksioneve. Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë.