Nicole Scherzinger merr një vendim të rëndësishëm…
Grupi “Pussycat Dolls” ka vendosur të dalë sërish bashkë në skenë pas afro dhjetë vitesh që nga ndarja e tyre. Ka qënë pikërisht Nicole Scherzinger, ajo e cila ka vendosur të ribashkohet me grupin e vajzave, me të cilin arriti famë botërore.
Grupi amerikan rezultoi mjaft i suksesshëm me këngët e tyre, mirëpo pas një pauze, në vitin 2009 vajzat vendosën të ndaheshin dhe të ndiqnin projektet e tyre.
Padyshim se më e suksesshmja rezultoi Nicole, me shumë projekte muzikore të pëlqyera nga publiku i gjerë.
Burimet e “The Sun” kanë thënë se vajzat kanë vendosur të lënë anash mosmarrëveshjet dhe dallimet dhe të rishijojnë suksesin e këngëve të tyre.