Nicole Scherzinger nuk i reziston dot…. çokollatës dhe djathit
Ylli i njohur Nicole Scherzinger, ka pranuar se ka disa ushqime që janë ndër të preferuarit e saj. Këngëtarja e njohur Nicole, ka zbuluar këto sekrete ndërsa po fliste për jetën e saj të shëndetshme, ndërsa ka pranuar se të tilla ushqime i ha në një sasi të moderuar.
”Më pëlqen djathi. Unë e dua Çokollatën. Më pëlqen makarona. Unë përpiqem t’i konsumoj këto në moderim”. Megjithatë Nicole, ka deklaruar se ndonëse është pjesë e botës së showbizit, edhe yjet duhet ti thyejnë rregullat për të paktën dy herë në javë.