Nicole Scherzinger single! Ish-futbollisti hidhet në sulm
Një i afërt i 45-vjeçarit Redknapp tha: “Jamie e ka pëlqyer gjithmonë Nicole por nuk është përpjekur asnjëherë ti flasë kur ishte në lidhje me Grigor. Pas ndarjes, ai e shfaqi interesin për t’u takuar me të, por Nicole nuk ishte gati. Ajo sapo është ndarë nga Grigor dhe meriton një mashkull të mahnitshëm, por është fokusuar tek vetja dhe karriera. Ata do të bënin një çift të bukur, por kush e di çfarë do ndodhë në të ardhmen“.
Këngëtarja Nicole nisi lidhjen me 25-vjeçarin Grigor në vitin 2015, por lidhja e tyre kishte shumë zënka prandaj i erdhi fundit.