Nihuni me sozinë e reperit Mc Kresha
Pothuajse çdo njeri ka sozinë e tij diku nëpër botë, por jo çdokujt i jepet mundësia ta takojë atë. Në këtë rast ndodh që djali nga Vushtrria Arbër Spahiu, të takohet me reperin e njohur Mc Kresha me të cilin ka një ngjashmëri të madhe.
“Po, e kam takuar MC Kreshën në prapaskenën e një koncerti. Më vjen keq që nuk jam MC Kresha, por është ndjenjë e veçantë kur të ngatërrojnë me një njeri shumë pozitiv dhe të dashur për publikun. Jam takuar, dhe më pati premtuar që do dalim edhe për kafe”, ka thënë Arbri.
Gjithashtu ai tregon se kur kalon në rrugë i ndodh që shpesh njerëzit ta ndalojnë, duke i kërkuar fotografi ose autograf, duke menduar se është vërtet reperi.
“Çdoherë kur dal në rrugë, njerëzit mendojnë që jam vet reperi dhe pyetja e parë që më bëjnë është: A bën një foto?”