Lajme

20 July 2018

Nik Xheliaj na njeh me projektin e radhës kinematografik

Ai është një nga aktorët më të njohur shqiptar, i cili ka arritur që karrierën e tij ta vazhdojë në Turqi dhe është bërë pjesë e serialeve të ndryshme atje.
Bëhet fjalë për Nik Xhelilaj, i cili pas suksesit që përjetoi në serialin turk ‘Kryeqyteti: Abdylhamit’, ku luajti pranë akroterëve të famshëm atje, ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një seriali të ri turk.
Në një intervistë për emisionin “Nd’rrimin e Natës”, Xhelilja ka treguar se do të luaj në këtë serial rolin e një shqiptari, i cili do të jetë me origjinë nga Prizreni.
“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”, ka thënë Xhelilaj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com