Nisma e Melanie Trump me vlerë për historinë amerikane
Melania Trump është një ndër anëtaret më me popullaritet nga familja presidenciale në SHBA. Dhe tani emri i saj është vlerësuar edhe më shumë, prej nismës lidhur me historinë amerikane.
Ajo vendosi të dhurojë fustanin e bardhë të veshur për kërcimin e parë me bashkëshortin pasi u zgjodh president, pra ditën e parë që u bë zonja e parë, i cili merr një vlerë historike për vendin, për Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane, “Smithsonian”.
Kjo është një traditë e nisur në vitin 1912 nga Helen Taft, gruaja e presidentit William Howard Taft, e cila ia dhuroi fustanin muzeut, duke nisur kështu formimin e një koleksioni të adhurueshëm.
Ekspozita me fustanet e zonjave të para është ndër më të pëlqyerat dhe të ndjekurat në “Smithsonian”. Në vitin 2016 pati mbi 4 milionë vizitorë.
Në ceremoninë e prezantimit, Melania shkëlqente me një fustan të së njëjtës ngjyrë, por “Dolce & Gabbana”. Pranë saj ishte Herve Pierre, që stiloi atë që do të qëndrojë në muze.