Një 50 vjeçare si Salma Hayek
Salma Hayek është një nga femrat më të bukura në botë. Këtë e vërteton më së miri edhe me fotot e reja për numrin e muajit maj të revistës Rhapsody Magazine për United Airlines.
50-vjeçarja shfaqet mahnitëse me fustanet e saj në fotot e mrekullueshme. Në intervistë, Hayek flet për stereotipin e Hollivudit se femrat e një farë moshe punojnë më pak.
“Nuk kam pasur kurrë kaq shumë punë. Të thonë “Kurse para, çdo gjë mbaron 30 vjeç”. Por më kanë thënë edhe nuk do të punosh kurrë në këtë qytet se je meksikane dhe ke theks. Por tani jam 50 vjeç dhe po punoj më shumë se kurrë. Pjesa më e mirë janë femrat në mes të të 30-tave e lart. Si aktore kjo është kur je më e pasur. Por tani jam e lirë nga të qënit një bombë”, ka thënë aktorja hollivudiane.