Një “baby shower” si ai i Beyonce
Beyonce dhe disa nga të afërmit e saj u mblodhën ditën e shtunë në shenjë të pritjes së binjakëve të saj. Diva e muzikës është fotografuar duke festuar në party-n me temë afrikane të quajtur “Carter Push Party” me të ftuar personalitete të nohur si Serena williams, Tina Knowles, La La Anthony dhe Vanessa Bayer. Në imazhet e marra nga Dailymail.com Beyonce shihet duke pikturuar barkun e rrumbullakosur me këna, e veshur me bikini shumëngjyrësh dhe turban të përsonalizuar në kokë.
Falë rrjeteve socilale të gjithë kemi pasur mundësinë të shohim detaje nga kjo mbrëmje. Vetë artistja ka postuar disa foto në adresën e saj në Instagram të saj dhe bashkëshortit me veshjen që kishin zgjedhur për këtë mbrëmje.
Po ashtu edhe mamaja e saj ka postuar disa foto nga kjo mbrëmje.