Një bamirëse si Rihanna…
Rihanna ‘fuqizoi’ nxënësit e varfër kur i vizitoi ata në Malawi në janar të këtij viti, teksa ndau edhe një fond për ta.
Ndër të tjera ajo mori guximin duke hyrë në një klasë në një nga shkollat fillore, për të marrë ‘frontin’ e profesoreshës së matematikës, për t’iu mësuar fëmijëve pak nga matematika.
Organizata e saj u bashkua me Partneritetin Global për Arsimin me qëllim që të vizitojë një nga vendet më të varfra në botë.
Hitbërësja e “Shine bright like a diamond” është shprehur: ‘Është e mahnitshme, mënyra se si ata mësojnë, unë dua që ata të mësojnë në melodi. Kjo është gjëja ime e preferuar, sepse fëmijët me melodi mësojnë shumë shpejt”
“Pra, nëse mund ta përdorni atë si një mjet për të mësuar, mendoj se kjo është gjëja më e shkëlqyer dhe më brilante”.
Fotografitë e këngëtares 29 vjeçare me shkumës në dorë pranë dërrasës së zezë, bënë vërtet xhiron në rrjetet sociale, ndërsa u morën si një shembull i mirë se si për të ndihmuar duhet të kesh një shpirt bamirës.