Një befasi e këndshme nga Elvana, paralajmëron turin e saj muzikor
Elvana Gjata pas rikthimit të suksesshëm me projektet e saj muzikore si solo ashtu edhe në bashkëpunime me emra të njohur do sjellë edhe një tjetër befasi. AJo përmes rrjetit social Instagram ka njoftuar se shumë shpejt do nisë një tur muzikor.
Gjatë dy muajve, maj dhe qershor Elvana do të jetë e pranishme në disa koncerte në Shqipëri, Kosovë, Zvicër dhe Greqi. Ky tur muzikor do të quhet “Kjo jam unë” dhe Elvana e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim: “Më ka marrë malli për ty aq shumë…”. Me siguri ky ishte lajmi më i bukur për fansat e saj.