Një çantë “Hermes” për Rita Orën nga një adhurues sekret
Këngëtarja Rita Ora është ndjerë me fat nga dhurata e shtrenjtë e një personi sekret.
Pak orë më parë 27-vjeçarja ka postuar në Insta Story një çantë origjinale “Hermes” që sapo iu dhurua nga dikush, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.
Të gjithë e dimë se çantat origjinale “Hermes” janë më të dëshiruara për femrat edhe për shkak se çmimi i tyre varion nga 15 mijë në 30 mijë dollarë. Për Ritën, pas dhëmbit të florinjtë, kjo ishte dhurata perfekte për këtë fundvit.