Një ditë larg ditëlindjes por Meghan Markle merr dhuratën me kuptimin e veçantë
Në datën 4 gusht dukesha e Sussex, Meghan Markle feston ditëlindjen e saj. Duke qenë se kjo është ditëlindja e parë e saj si pjesëtare e pallatit mbretëror të gjithë janë kuriozë të zbulojnë detajet se si do ta festojë ajo këtë ditëlindje.
Edhe pse një ditë larg, Meghan ka marrë edhe dhuratën e parë. Organizata për të drejtat e kafshëve “PETA”, i ka dhuruar Meghan-it një çantë lëkure vegane nga marka e njohur “Alexander K”.
Drejtoresha e kësaj organizate ka thënë për revistën “OK” se kjo nuk ka qenë një zgjedhje e rastësishme, por e menduar shumë mirë. Sipas saj kjo është dhurata perfekte për Meghan, e cila është vegane dhe kujdeset për kafshët dhe mjedisin.
Dukesha Meghan, së fundmi po përpiqet që edhe Princ Harry-n të konsumojë sa më pak mish.