Një ditë larg koncertit në Kosovë dhe Dua Lipa dhuron 100 mijë euro
Ditën e nesërme Dua Lipa do të mbajë koncertin e saj në Kosovë, aty ku do të performojnë për tre ditë me radhë, ku do të performojnë artistët më të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Ideatori dhe organizatori i saj është babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini. Së fundmi ata kanë marrë edhe vendimin e papritur për të dhuruar 100.000 euro në mbështetje të kulturës dhe artit në Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. “Sunny Hill Foundation” ka shpërndarë €100,000 për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të
Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës”, shkruan bashkëngjitur fotove të postuara Dua.