Lajme

19 October 2017

Një ditë me Erën në Hollywood Life, i prezanton veten dhe Prishtinën publikut ndërkombëtar

Era nuk ndalet, çdo ditë është e pranishme për ndjekësit në rrjetet sociale duke treguar arritjet në muzikë e stilin e saj tepër ekstravagant!
Sëfundmi, këngëtarja na ka treguar se është bërë pjesë e revistës “Hollywood Life” duke “zaptuar” Instastory-n e tyre për një ditë.
Gjatë kësaj paraqitjeje ajo ka treguar shumë gjëra rreth vetes dhe qytetit të saj të lindjes, Prishtinës.

Ajo e fillon ditën me një mëngjes të thjesht shqiptar, ku prezanton ajvarin si ushqim tradicional, shumë të shijshëm.

‘Ky është ajvari është i përgatitur në kushte shtëpie dhe ka një shije të mrekullueshme’, ka thënë ajo.

Me makinën e saj luksoze ajo fillimisht ka shkuar në palestër, dhe më pas ka shëtitur rrugëve të kryeqytetit të Kosovës.

Më pas ajo ka prezantuar menaxherin e saj, Faton Shoshin.

E në fund ka treguar se nuk mund të ‘jetojë’ pa ushqimin e saj të preferuar ‘Risoto’.
Për më shumë shikoni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com