Lajme

12 April 2018

Një ditë pas skandalit të tradhëtisë së të dashurit, Khloe Kardashian sjell në jetë vajzën e saj

Khloe Kardashian ka sjell në jetë vajzën e saj .

Ylli 33-vjeçar mirëpriti fëmijën e saj të parë të enjten rreth orës 4 të mëngjesit në klinikën e Cleveland, me nënën Kris dhe motrat Kim dhe Kourtney që gjendeshin pranë saj.
Ajo u bashkua gjithashtu me të dashurin e saj, Tristan Thompson, sipas TMZ.
Ardhja në jetë e foshnjës vjen në më pak se 48 orë pasi DailyMail publikoi lajmin se Thompson ishte duke mashtruar Khloen, pasi ata poseduan një video që tregonte yllin e NBA-së duke puthur punonjësen e një klubi striptizmi në Lani Blair.
Ata u panë së pari nga DailyMail duke u puthur në një ‘Penthouse’ në Dream Downtown në natën e së shtunës, dhe video pastaj tregon palët që kthehen së bashku në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Familja Kardashina-Jenner është shtuar shumë gjatë vitit 2018, pasi vetëm brenda katër muajve janë bërë nëna edhe motrat e Khloes: Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com