Një ditëlindje për të mos u harruar, Ledri suprizohet nga familjarët dhe miqtë e tij
Ledri Vula ka festuar dje 32-vjetorin e lindjes. Ka qënë një ditë e mbushur me surpriza nga familjarët, miqtë dhe fansat. Pa dijeninë e tij, kolegët si dhe familjarët, janë mbledhur në një bar në Prishtinë dhe kanë surprizuar Ledrin.
Në festën e organizuar, janë zgjedhur këngët hit të 32-vjeçarit, si melodi e mbrëmjes, por nuk kanë mungojnë edhe performancat LIVE të kolegëve, duke krijuar një atmosferë vërtet magjike.
Nga videot e publikuara vëmë re se të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë të Ledrit janë të pranishëm në festë: Lumi B, Gjiko, Mc Kresha, Ermal Fejzullahu, Faton Shoshi dhe shumë të tjerë.
Ndërsa nëna e Ledrit, Xheraldina, ka shijuar pafund mbrëmjen dhe performancat LIVE të Ermal Fejzullahut dhe këndon bashkë me të.