Lajme

07 May 2018

Një ditëlindje si tek “Titaniku” ajo e këngëtares Adele

Këngëtarja Adele, së fundmi ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe nuk i janë dashur shumë fjalë për të përshkruar festën spektakolare që organizoi. “Ishte nata më e mrekullueshme e jetës sime”, është shprehur Adele.

Këngëtarja britanike postoi disa foto nga festa, e cila kishte një temë të veçantë, atë të “Titanikut”, ku ishin të ftuar të afërm dhe miq të ngushtë.

Fotot ishin bardhezi, duke iu përshtatur kohës së viteve ’20. Në një prej tyre, Adele shihet në majë të shkallëve e dekoruar njësoj si ajo që zbriti Rose Kate Winslet përpara se të takonte Jack Leonardo DiCaprio në film. Askush se kishte pritur diçka të tillë dhe ajo arriti sërish të befasojë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com