Një ditëlindje speciale dhe romantike si ajo e Britney Spears
I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari e ka bërë ditëlindjen e 36-të të saj shumë speciale. Ai me shumë krativitet ka bërë të mundur festimin e ditëlindjes në mënyrën më romantike të mundshme.
Ata kanë kaluar momente intime dhe të ëmbla ku nuk mungonin ëmbëlsirat, qirinjtë, balonat, petalet e trëndafilave në formën e zemrës, të cilat këngëtarja i ka publikuar edhe në Instagram.
Në një ambient të rregulluar me shije e shumë romantik, modeli dëgjohet dukë thënë “Urime ditëlindjen, e dashur”.
Këngëtarja e muzikës pop në videon e publikuar shihet e veshur me një fustan të shkurtër të zi derisa përkulet për t’i fryrë qirinjtë. Spears bashkëngjitur videos shkruan:“Nuk mund të kërkoja një mënyrë më të mirë për ditëlindjen time”.
Edhe vetë Asghari e ka postuar një video ku e ka uruar të dashurën e tij.
“Faleminderit që je ti, faleminderit që më tregon kuptimin e vërtetë të një gruaje të bukur dhe një nënë të përkushtuar dhe mbi të gjitha, që je e imja. Unë e konsideroj vetë burrin më me fat në planet”, ka shkruar ai.