Një dokumentar për jetën e Chris Brown
Dokumentari i Chris Brow “Welcome To My Life” do të vijë për publikun sëshpejti. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë reperi. Ai ka postuar në Instagramin e tij trailerin e dokumenarit dhe krahas tij ka shkruar: skuadra breezy, e di që të gjithë po e prisni! Do të vijë më shpejt se çe mendoni! MOVIE ALERT!!!”
Me aq sa dimë “Welcome To My Life” do të fokusohet tek problemet e reperit me ligjin dhe aftësinë e tij që të zhvillohet përtej çdo pritshmërie. Në të do të shfaqen dhe personazhe të njohur si Usher dhe Mike Tyson.