Një ëngjëll i Victoria’s Secret si Lais Ribero kërkon….
Lais Ribero mund të konsiderohet si mbretëresha sekrete dhe një nga ëngjëjt e Victoria’s Secret. Në një intervistë për revistën sportive “Illustrated Swimsuit Issue”, Lais ka dhënë detaje mjaft interesante rreth jetës së saj profesionale dhe personale.
Ajo çfarë i tërheq vëmendjen Lais tek një mashkull është pamja e mire, buzëqeshja e bukur dhe ndjenja e humorit. Ajo mendon se burrat janë “ të frikësuar” prej saj ndoshta sepse ajo është e gjatë: ” Unë jam një vajzë normale, kështu që gjithçka që duhet të bëni është të ecni deri tek unë dhe të thoni hello dhe prezantoj veten “, ka thënë Lais.
Ribero ka treguar se kur i pëlqen një mashkull dhe interesohet për të ajo përpiqet të bëj kontakt me sy dhe të buzëqeshi. Lais e vlerëson së tepërmi një djalë që është vetvetja.
E pyetur se kur ndihet më seksi dhe e bukur ajo thotë se: ” Unë mendoj se skenarë të ndryshëm mund të bëjnë që ju të ndjeheni sexy. Ndonjëherë ndihem e tillë kur jam me një veshje që ekspozon linjat e mia trupore dhe herë të tjera është kur unë jam në një t-shirt, xhinse dhe atlete”.