Lajme

06 April 2018

Një film për historinë e dashurisë së Meghan dhe Princ Harry-t, ja kur do të jetë premiera

Nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle kanë mbetur edhe pak javë, por vetëm disa ditë para ceremonisë madhështore do të shfaqet në të gjitha kinemat në Angli filmi bazuar në historinë e tyre të dashurisë. Një romancë mbretërore dhe gjithçka që nuk e dinim deri më tani. Në rolin e Meghan, Parisa Fitz-Henley e ndërsa Harry do të luhet nga aktori Murray Fraser. Gjithashtu në përmbledhjen e shurtër filmike, shfaqen edhe Kate Midlleton dhe Princ Willian, të luajtur nga Laura Mitchell dhe Burgess Abernethy.

Në film është trajtuar historia e tyre e dashurisë, takimi i parë, momenti i propozimit për martesë që Harry i ka bërë Meghan, por gjithashtu edhe pjesa kur Kate e pyet princin nëse është gati të martohet me të duke listuar se “Meghan është amerikane dhe e divorcuar”, diçka që nuk është në rregullat e familjes mbretërore.

Filmi titullohet Harry & Meghan: A Royal Romance (Romanca mbretërore) dhe premiera e saj do të jetë me 13 Maj në orën 20:00.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com